Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
8 shenja që tregojnë se ata po flasin pas shpine për ty

1.Personaliteti i tyre duket ndryshe

Nëse dikush flet për ty pas shpine, do të vini re lehtësisht ndryshime të vogla në tiparet e thjeshta të personalitetit të tyre. A po sillen ndryshe me ju? Nuk qeshin më? Ndjeni ndryshim në mënyrën sesi ju takojnë? Sipas ekspertëve, gjuha e trupit tregon shumë. Reagimet dhe sjelljet e tyre ndryshojnë nga e zakonshmja pasi vihet re një lloj “frike” nga zbulimi i diçkaje “të keqe” që kanë bërë- siç është të flasësh për të tjerët pas shpine.ADVERTISING

2. Ambienti bie në qetësi sapo shfaqesh

Nëse të gjithë duken nervozë dhe ambienti bie në heshje sapo futesh diku, ka diçka që nuk shkon. Eshtë gati e sigurtë që ti ishe tema e bisedës para se të arrije dhe me shumë gjasa, s’po flisnin fjalët më të mira në botë për ty. Edhe pse ndoshta s’do të doni ta bëni në mënyrë të menjëhershme, është mirë të përballeni me to, veçanërisht nëse personin në fjalë ju duhet ta shihni çdo ditë, ose janë të rëndësishëm për ju. Momente të tilla janë të sikletshme, por mund të zgjidhen në mënyrë të maturuar.

3. Duken shumë jo-rehat

Nëse dyshoni se dikush flet për ju pas krahëve, kushtojini vëmendje mënyrës sesi kthejnë përgjigje. A ju duket siku nuk ndihen komod, apo sikur sjellja e tyre vjen e sforcuar? Nëse përpiqen ta mbyllin bisedën sa më shpejt apo ta ndryshojnë atë, merreni si shenjë shmangieje.

4.  Frika reflektohet 

Ndonëse askush s’është në rrezik nga asgjë, thashethemi për dikë në vetvete të krijon një lloj frike që ndihet sapo personi për të cilin ke folur hyn në dhomë. Ti mund të vesh re sesi sytë e tij/saj lëvizin, sesi qëndrimi i tyre ngrin apo sesa shpejt duan të largohen nga një vend i caktuar. Gjithsesi mos u nxitoni, pasi ndryshimi në sjellje mund të jetë dhe si pasojë e një surprize për ditëlindje, kështu që ~vigjilentë~.

5. Flasin për të tjerët me ju

Nëse keni dyshime që ai/ajo flet pas krahëve, pyesni veten: A bëjnë ata thashetheme për të tjerë? Nëse po, është thjesht çështje kohe që të flasin edhe për ju, por sidoqoftë jo gjithmonë situatat janë gjithmonë në kontekst negativ. E mira është ta distanconi veten nga njerëzit që merren gjithë kohës me të tjerët. Eshtë një lloj energjie që s’ju duhet në jetë.

6. Nuk bëjnë kontakt me sy

Vini re nëse ju shohin në sy ose jo. Nëse duan ta shmangin shikim apo ju ngulin sytë për një kohë më të gjatë se normale, diçka po ndodh. Zakonisht nëse kanë folur për ju pas shpine, nga frika e zbulimit njerëzit tentojnë ta reduktojnë kontaktin me sy dhe ju hedhin shikime nervoze.

7. “Mbrojnë” veten

Kur dikush është nervoz ka tendencën të mbroj veten dhe këtë e shfaq edhe përmes gjuhës së tij të trupit. Janë ankthiozë, kryqëzojnë duart/këmbët ose ndryshojnë pozicionet e tyre herë pas here.

8. Ti thjesht e ndjen

E ke parasysh kur thjesht e di që një njeri i caktuar flet pas shpine për ty dhe shanset janë që komenton negativisht? Intuita nuk gënjen, prandaj besojini dhe kontrolloni detajet përreth. (Burimi: Bustle)

Youtube

Arkiva

Kategoritë