Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
8 arsyet e humbjes së flokëve te gratë

Normale është të humbni rreth 50 deri në 150 qime në ditë, mirëpo nëse fillon të duken shumë më tepër se kjo ose vëreni që flokët tuaj nuk po rriten, kjo mund të jetë një shenjë që duhet shqyrtuar.

Shkaqet e humbjes së flokëve tek gratë:

  • Gjenet

Nëse keni një histori familjare të humbjes së flokëve, gjenetika mund të jetë shkaku.

Ky lloj i humbjes së flokëve quhet humbje e flokëve të modelit femëror ose alopecia androgjenetike, dhe prek më shumë se 50 për qind të grave.

Për shumicën e grave është mjaft delikate, por për rreth 20 përqind të grave mund të bëhet e moderuar ose e rëndë.

  • Ndryshimet hormonale

Hormonet luajnë një rol të rëndësishëm në ciklin e rritjes së flokëve. Estrogjeni ose “hormonet femërore” ndihmojnë që flokët të rriten ndërsa androgjenet ose “hormonet mashkullore” bëjnë të kundërtën.

Androgjenët veprojnë në gjëndrën e flokëve, duke zvogëluar madhësinë e tyre dhe shkallën e rritjes së flokëve derisa gjëndra nuk është më në gjendje të prodhojë qime.

Kjo është arsyeja pse ndryshimet hormonale të përjetuara gjatë ose pas lindjes dhe menopauzës mund të shkaktojnë humbjen e flokëve.

Humbja e flokëve mund të jetë gjithashtu një shenjë e një çrregullimi endokrin si Sindromi Ovarian Policistik, karakterizuar nga androgjenet e tepërta.

  • Kushtet mjekësore

Përveç  faktorëve të lartpërmendur, ka dhe një numër kushtesh mjekësore që mund të shkaktojnë humbje të flokëve. Këto përfshijnë alopecia areata, hipotiroidismi dhe hipertiroidismi, si dhe lupusi.

  • Stresi ose shoku

Humbja e flokëve mund të ndodhë kur stresi, shoku ose trauma shkakton  – rrënjët e flokëve që të shtyhen para kohe në një gjendje pushimi. Kjo quhet gjithashtu Telogjen Effluvium.

  • Aplikimi i “hair style”

Ngjyrat e flokëve janë shqetësimi më i madh për shkak të vëllimit të tyre të lartë të peroksidit. Përpiquni të merrni një pushim nga zakonet për ngjyrosjen e flokëve për një kohë dhe të investoni në një trajtim të mirë të kondicionimit.

  • edikamentet

Ekzistojnë disa ilaçe që mund të shkaktojnë humbje të flokëve duke përfshirë medikamente aknet, antibiotikë, antifungale, antikoagulantë, barnat për uljen e kolesterolit, imunosupresantë, barnat kundër depresionit dhe kimioterapia. Bisedoni me mjekun tuaj rreth opsioneve të trajtimit.

  • Mungesa e vitaminës dhe dieta

Humbja e flokëve mund të jetë një efekt anësor i trupit tuaj duke mos marrë ushqyes të nevojshëm.

Një nga shkaqet më të zakonshme të humbjes së flokëve tek gratë është mungesa e hekurit dhe anemia, pasi hekuri është thelbësor për prodhimin e proteinave të qelizave të flokëve.

Nëse keni vënë re edhe lodhje, vështirësi në fokusim, lëkurë të zbehtë, frymëmarrje të vështirësuar dhe imunitet të ulët, bisedoni me mjekun pasi që ju mund të keni hekur të ulët.

Deficiti që mund të rezultojë në humbjen e flokëve është edhe tek mungesa e vitaminës B12.

  • Mosha

Rënia e flokëve është një mënyrë krejtësisht normale, dhe fatkeqësisht e pashmangshme, pjesë e plakjes. Procesi i sipërpërmendur i menopauzës sjell flokët që bëhen më të hollë dhe kështu përshpejtohet procesi i rënies së flokëve./womenshealth.com.au

Youtube

Arkiva

Kategoritë