Gjatë 24 orëve të fundit 764 persona janë konfirmuar pozitivë me koronavirus ndërkaq 584 të tjerë janë shëruar.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.827 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 764 raste pozitive” shkruhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.