Dita Botërore e Shëndetit është një forum për informim dhe diskutim rreth shëndetit në botë.
Caktimi i ditës Botërore të Shëndetit ishte një nga aktet e para zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Dita botërore e Shëndetësisë shënohet në gjithë botën nga viti 1950. Kremtimi i kësaj dite ka për qëllim vetëdijësimin për një prioritet shëndetësor të përzgjedhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Kosova është pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku janë edhe 193 shtete të tjera anëtare.