Sipas të dhënave të spitalit në Gjinekologji, QMG, në Sallën të Lindjes dhe në Neonatologjinë e Spitalit Regjionale të Gjilanit janë kryer mijëra shërbime specialistike për pacientët e rrethinës.
“Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti në Spitalin e Gjilanit janë lindur 697 foshnje.
Në raport thuhet se janë kryer 400 lindje spontane, 255 lindje përmes ndërhyrjeve kirurgjike, 664 pranime akusheri, 374 pranime gjinekologjike, si dhe 1337 pranime në Neonatologji.”, njofton spitali.
Tutje, menaxhmenti i spitalit u është falënderuar përzemërsisht të gjithë mjekëve, infermierëve, stafit administrativ dhe mbështetës për punën e bërë në ndihmë pacientëve.