Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 668.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.262, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 3,127 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 319 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.039 doza të vaksinës.
Deri më sot 819.012 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 99.011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.