Shumica prej nesh ëndërrojmë të kemi një fytyrë të pastër, por nuk kemi kohë e para për të shpenzuar në tretmane estetike
Duke qenë se jetojmë me shpresën se një ditë do të gjendet çelësi i një fytyre prej bebeje, provojmë çdo metodë që thuhet se bën mrekullira.
Metoda pas të cilës është fiksuar i gjithë Instagram-i është rregulli “60 sekondësh”.
Sekreti i këtij rregulli qëndron tek larja e fytyrës.
Mesatarisht kur vëmë larësin në fytyrë e mbajmë vetëm 10, 15 sekonda para shplarjes, por në fakt duhen plot 60 të tilla.
Pasi keni vendosur larësin, duhet ta masazhoni në fytyrë për 1 minutë në mënyrë që ingredientët e tij të penetrojnë në lëkurë.
Kjo teknikë u provua nga Nayamka Roberts-Smith, guruja e bukurisë e cila ua sugjeron këtë mijëra ndjekësve të saj.
Sipas saj, sekreti qëndron tek pastërtia e lëkurës, e cila është baza e një fytyre të bukur.