Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
6 shenjat e Omicron në lëkurë që nuk duhen injoruar kurrsesi

Ka disa shenja të çuditshme në lëkurë që mund të merren lehtësisht për alergji apo për ndonjë pasojë të tharjes së saj. Por ekspertët paralajmërojnë se ato mund të tregojnë edhe infektimin nga Omicron, ndaj nuk duhen anashkaluar.

Gjatë gjithë pandemisë, njerëzit e prekur nga Covid shfaqnin një sërë simptomash, duke nisur nga kolla e vazhdueshme, temperatura e lartë apo humbja e nuhatjes.

Omicron është më i butë se variantet e mëparshme dhe shumica e njerëzve e kalojnë me kollë, lodhje e dhimbje koke. Por disa pacientë kanë përjetuar edhe probleme lëkure, 6 nga të cilat rezultojnë më të zakonshmet tek të infektuarit me këtë variant të ri të koronavirusit.

Ato janë zbehje e lëkurës, e cila mund të marrë nga ana tjetër dhe ngjyrë gri ose blu të lehtë.

Një shenjë tjetër mund të jetë skuqja e saj e shoqëruar me pucra, që mund të shfaqen edhe në shuplakat e duarve apo shputat e këmbëve, si dhe me kruarje.

Ka pasur po kështu raste me pika të kuqe në lëkurë ose ekzemë në pjesën e qafës dhe të kraharorit, inflamacion dhe errësim të lëkurës tek gishtat e këmbës, carje të buzëve, apo edhe tharje të skajshme të lëkurës

Youtube

Arkiva

Kategoritë