Shkruar nga :Edona Mulaj
Këshilla dhe Receta për Beba dhe Fëmijë
❣️Dita Nënës
Historia e ditës së nënës fillon në Amerikë. Anna Jarvis (1864 – 1948), një mësuese e vetme nga Filadelfia (Philadelphia), filloi ditën e nënës në vitin 1914. Ajo admironte nënën e saj dhe rolin që nënat kishin në shoqëri.
Kur nëna e saj vdiq në vitin 1905 në të diellën e parë të muajit maj, ajo një vit me pas (1906) të diellën e parë një ditë pas vdekjës së nënës së saj ka organizuar një ditë përkujtimore për të gjithat nënat në përgjithësi.
Anna Jarvis këmbëngulte të organizonte një ditë përkujtimore për nënat. Ajo ka bërë gjithçka për ta realizuar këtë ditë. Kurse në vitin 1914 ajo arriti të shpall ditën e nënës si një festë zyrtare. Ku këtu filloi zyrtarisht historia e Ditës së nënës.
❣️Historia e Ditës së nënës në Holandë dhe Belgjikë
Që nga viti 1928 edhe në Holandë festohet zyrtarisht dita e nënës. Këto dy shtete kishin miratuar shpejt këtë festë të bukur. Origjina e historisë së ditës së nënës ishte me shoqatën mbretërore për kopshtari dhe botanikë, e cila pa festën e ditës e nënës nuk do kishin mundësin e shitjes së shumë luleve.
Që këtu filloj serioz historia e ditës së nënës menjëherë niset komercialisht dhe kjo nuk është larguar asnjëherë. Dita e Nënës u dominua menjëherë nga blerja e dhuratave, kryesisht një tufë lulesh kjo si shenjë tradicionale. Dhe shpejt ëmbëltorët panë shumë mundësi për t’u festuar kjo ditë. Ëmbëltorët në Holandë prezantuan ëmbëlsira të ndryshme speciale për ditën e nënës. Pastaj shumë lloje të tjera të dhuratave të ditës së nënës erdhën në modë.
❣️Historia e Ditës së Nënës gjithnjë e më komerciale
Tradicionalisht, dita e nënës është një ditë kur nënat lirohen nga të gjitha detyrat dhe kujdesit. Qëllimi është që fëmijët të marrin përsipër këtë detyrë, me përkrahjen e babave. Dita fillon në shtrat. Nëna mund të fle qetë në të dielën e dytë të majit dhe fëmijët të përgatisin mëngjesin asaj. Pastaj me shumë dashuri ia dërgojn nënës mëngjesin e përgatitur në shtrat, një dhuratë të vizatuar simbole që shprehin dashurin për nënën dhe me një poezi në të cilën fëmijët e bëjnë të qartë se sa shumë e duan nënën e tyre.
Etërit sigurojnë një dhuratë origjinale për nënat. Kjo do të thotë se historia e ditës së nënës ka përfunduar kryesisht në një ditë komerciale ku blerja e dhuratave është bërë gjithnjë më e rëndësishme. Tradicionalisht, dhënjave luleve mbetet pjesë e kësaj dite të nënës kur nënave u japim shumë dashuri.
❣️Lulet të rëndësishme që nga dita zyrtare e nënës
Lulet gjithmonë kanë luajtur një rol të rëndësishëm që nga dita zyrtare e nënës. Në kohën e Anne Jarvis trëndafilat ishin ato që luajtën rolin kryesor në këtë ditë. Në ditët e sotme, tregtia e luleve arrin qarkullimin më të madh të vitit, një ditë para “Ditës së Nënës”. Trëndafilat janë dhe mbetën të njohura në këtë ditë, por gjithashtu jepën edhe lloje të tjera të luleve.
❣️ Gëzuar dita nënës, qofshi gjithmonë të lumtura me familjet tuaja! /Familja Jonë