Intervist me: Dr. Dergut Aliu – Gjinekolog, Spitali Lindja
Infeksionet urinare janë infeksione të traktit urinar. Statistikat tregojnë se infeksionet urinare janë shumë të shpeshta dhe shfaqen për shkak të ndotjes me mikroorganizmat e ndryshëm, për shkak të pranisë së rërës ose gurit në organet e traktit urinar dhe kur imuniteti është i ulët. Zakonisht këto janë infeksione bakteriale. Të gjitha pjesët e sistemit urinar mund të preken nga infesionet, por zakonisht fshikëza urinare (cistitis) dhe uretra (uretritis) janë të infektuara . Uretra është një kanal urinar që nxjerr urinën nga fshikëza urinare, jashtë trupit të njeriut dhe ureterët janë kanale urinare që bartin urinën nga veshkat në fshikëz urinare. Infeksioni urinar ndodh kur bakteret hyjnë nëpër uretër dhe fillojnë të shumohen në fshikëz urinare dhe kështu urina infektohet. Bakteret që shkaktojnë infeksionet e traktit urinar janë të shumta: Escherichia coli (E. coli), Klebsiella, Proteus, Pseudomonas, Serratia, Citrobacter, Enterobacter, Staphylococcus aureus, Streptococcus fecalis. Infeksioni i fshikëzës urinare mund të jetë shumë i dhimbshëm dhe irritues, dhe në qoftë se nuk reagohet në mënyrë adekuate, mund të çojë në komplikacione serioze kur infeksioni është përhapur dhe ka shkaktuar inflamacion të veshkave (pyelonephritis). Ato janë dukuri shumë e shpeshtë dhe nuk u përkasin sëmundjeve veneriane, por sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë një faktor i rëndësishëm në zhvillimin dhe transmetimin e infeksionit. Femrat kanë rrezik më të madh për zhvillimin e infeksionit se meshkujt. Faktorët e rrezikut për infeksionet e traktit urinar janë të shumtë:
- rënia e imunitetit
- përmbajtja nga urinimi
- masat joadekuate higjienike
- prania e rërës dhe gurit në organet e traktit urinar
- prostata e zmadhuar (HPB)
- marrëdhënia seksuale (infeksioni me ndonjë sëmundje veneriane, siç është klamidia (Chlamydia trachomatis) ose gonorea (Neisseria gonorrhoeae)).
Dr. Dergut Aliu – Gjinekolog, nga Spitali Lindja na tregon më shumë informacione rreth infeksioneve urinare.