Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot nënshkroi vendimin e parë të subvencionimit të lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec.
Nga komuna bëjnë të ditur se nga janari i këtij viti, çdo lindje në Repartin e Maternitetit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” do të mbështetet me 500 euro nga Komuna e Rahovecit.
“Sot, nënshkrova vendimin e parë të subvencionimit të lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec. Nga janari i këtij viti, çdo lindje në Repartin e Maternitetit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”, do të mbështetet me 500€ nga Komuna e Rahovecit” shkruan Latifi në njoftim