Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
50 raste me COVID-19 janë në Klinikën Infektive

50 raste me Covid-19 janë duke u hospitalizuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

”Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 28.04.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 62 raste, 50 prej tyre me Covid -19 pozitiv.

Gjendja e pacientëve të sëmurëve me Covid -19, është si vijon:

40 raste janë në gjendje stabile, 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv, ndodhet një pacient i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.

Sot, nga klinika lirohen 6 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid-19.

Raport i hartuar nga

Dr: Sadije Namani, Specialiste-Infektologe”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë