Ushqimi dhe mënyra e të ushqyerit luajnë një rol të rëndësishëm për shëndetin tuaj, andaj duhet të keni kujdes se cfare zgjedhni të konsumoni.
Më poshtë i keni pesë lloje ushqimesh të shëndetshme
Jogurti – (kosi i frutave apo kosi natyral) ka vlera të larta ushqimore dhe i bën mirë lëkurës. Jogurti përmban probiotikë që luftojnë sëmundje të ndryshme. Ai po ashtu ndihmon tretjen dhe është i mirë kundër gripërave sezonalë. Sipas studimeve laktikët që përman jogurti ndihmojnë largimin e alergjive. Një studim i kryer në Britani të Madhe, ku pjesëmarrës kishte disa të rinj, tregoi se personat që kanë konsumuar një gotë jogurt janë 28 % më të mbrojtur ndaj sëmundjes së diabetit në krahasim me ata që nuk kanë pirë jogurt fare.
Salmoni- ka përmbajtje të lartë të Omega-3 i cili ul kolesterolin dhe lufton sëmundjet e zemrës. Salmoni është i mrekullueshëm për shëndetin e flokëve dhe lëkurës pasi që është i pasur edhe me vitaminë B12. Si një superushqim, salmoni plotëson shumicën e mangësive minerale dhe vitaminave në trupin tonë.
Këpurdhat– një racion me këpurdha ofron gjysmën e sasisë së hekurit që i nevojitet trupit tuaj. Kërpudhat gjithashtu zvogëlojnë nivelin e kolesterolit, janë rregullatorë të sheqerit në gjak dhe përmirësojnë sistemin imunitar. Hekuri i përfshirë në këpurdha ndihmon në rastet e anemisë.
Spinaqi– është i pasur me hekur, magnez dhe kalcium. Po ashtu është i pasur me fitonutrientë që parandalojnë shumë sëmundje. Ky ushqim nuk liron shumë kalori (100 gr spinaq përmban 23 kalori) dhe përmban acide yndyrore omega 3, të cilat përmirësojnë përqendrimin, sistemin kardiovaskular dhe parandalojnë sëmundjet e zemrës.
Patatet– përmbajnë hekur, karbohidrate, proteina të shumta, vitaminë C DHE D. Konsumimi i patateve rregullon presionin e gjakut , ka veti shëruese për zemër, ndihmon në përmirësimin e tretjes, përmirëson gjumi. Patatet janë të mira për eshtra, reduktojnë linjat e vogla dhe rrudhat në lëkurë.