Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
5 ushqime që shkaktojnë probleme me hormonet

Problemet me hormone janë nga ato gjendje të cilat trupi i përkthen në shenja të menjëhershme.

Këtu mund të përmendim problemet me lëkurën si aknet, rënien e flokëve, shtimin në peshë, problemet me dhëmbët e një sërë të tjera.

Këto probleme mund t’i përjetoni në faza të ndryshme të jetës dhe mund të prekin këdo pa dallim.

Në këtë pikë gjithçka që mund të bëni është ta ndihmoni trupin tuaj në mënyrë që të gjejë balancat e duhura.

Në këtë artikull tregohen 5 ushqimet më të këqija që prishin balancën e hormoneve tuaja

Bulmeti

Një nga më të njohurit në këtë listë është padyshim bulmeti.

Ekspertët thonsë se ushqimet me bazë bulmetin janë më të vështira për t’u tretur dhe mund të shkaktojnë lehtë inflamacion në organziëm.

Gjithashtu personat që konsumojnë shpesh bulmet rrezikojnë të vuajnë nga diabeti dhe nivelet e larta të kolesterolit.

Qumështi përmban hormone të cilat ndikojnë në prishjen e balancës së hormoneve tuaja e sidomos tek gratë duke shkaktuar probleme me vezoret.

Kafja, çaji dhe pijet me gaz

Një grup pijesh shumë i preferuar nga shumica e njerëzve, nga i cili duhet pasur kujdes.

Konsumimi i përditshëm i tyre rrit nivelet e kortizolit në trup i cili prek hormone të cilat rregullojnë nivelin e stresit.

Kështu me gjasë do të keni cikle gjumi të çregullta, më shumë adrenalinë që ndikon keq në sistemin tuaj imunitar.

Ushqimet me sheqer

Me siguri kur konsumoni një cokollatë apo biskotë të vogël të pasur me sheqer nuk mendoni se sa dëm shkakton në organizmin tuaj.

Përtej peshës që shtoni, sheqeri ndikon për keq edhe në balancën e hormoneve tuaja.

Rritja e niveleve të glukozës në trup ndikon negativisht në lëkurë dhe rrit frekuencën e pucrrave.

Ushqimet e përpunuara

Këtu mund të fusim një sërë ushqimet që nga mishi, salami, konservat e çdo gjë tjetër që përmban konservantë.

Pak a shumë ushqime që njerëzit i përdorin në përditshmëri të cilat mbartin një rrisk me vete.

Së pari do të keni probleme me peshën, metabolizmin dhe tretjen për shkak të sasive të mëdha të kripës dhe konservuesve.

Gjithashtu këto ushqime ndikojnë negativisht edhe në punën e hormoneve tuaja në trup kështu që mbajini larg.

Karbohidratet

Kur vjen puna tek hormone, karbohidratet janë ushqimi më i keq që mund të konsumoni.

Karbohidratet ndikojnë drejtpërdrejtë tek nivelet e kortizolit e për rrjedhojë krijojnë çrregullime në sistemin tuaj.

Tek to futen të gjithë ushqimet me bazë brumi, patatet e skuqura, ushqimet me sheqer apo pijet me gaz.

Në vend të tyre konsumoni  më shumë mish të freskët dhe proteina për të mbajtur hormone në balancë./AgroWeb.org

Youtube

Arkiva

Kategoritë