Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
5 mënyra si të rrisni sistemin imunitar të fëmijës për gjithë jetën

Të gjithë duam t`i mbrojmë fëmijët tanë, nga aksidentet, infeksionet dhe sëmundjet e ndryshme. Për të ndihmuar fëmijën të mos sëmuret duhet të inkurajojmë te ata zakone të shëndetshme dhe të marrim masa për të nxitur sistemin imunitar që në moshë të hershme.

5 këshilla që prindërit mund t`i ndjekin i gjeni më poshtë:

1. Për të porsalindurit konsideroni gjithmonë ushqyerjen me gji.

Edhe pse ky është një vendim krejtësisht personal (sepse në disa raste kjo është e pamundur), nëse keni mundësi të ushqeni fëmijën eksluzivisht me gji për të paktën 6 muaj, mund të reduktoni riskun e infeksioneve të ndryshme te fëmija juaj. Studimet kanë treguar se ushqyerja me gji redukton gjithashtu edhe riskun për alergji.

2. Mësoni fëmijën të laj duart rregullisht

Prekja transmeton rreth 80% të infeksioneve. Mësojeni fëmijën që të laj duartë pas tështimave apo shkuarjes në tualet. Larja e duarve me ujë të ngrohtë dhe sapun për të paktën 20 sekonda eliminon bakteret dhe viruset dhe redukton gjasat për infeksione të mushkërisë deri në 45%.

3. Vaksinoni fëmijën

Kur është çështja për vaksinim duhet të ndiqni në mënyrë rigoroze këshillat e pediatrit. Vaksinimi për fëmijën fillon që në lindje dhe vazhdon deri në moshë adulte për të parandaluar fruthin, parotitin, variçelën, rotavirusin dhe infeksione të të tjera.

Po ashtu, e rëndësishme është që fëmijët të vaksinohen për cdo vit edhe nga gripi. Kjo vlen veçanërisht për fëmijët me astmë ose sëmundje të tjera kronike.

Nëse planifikoni të udhëtoni ndërkombëtarisht me fëmijën tuaj, është e rëndësishme të diskutoni me mjekun nëse është e nevojshme të kryeni vaksina të tjera shtesë.

4. Kthejeni gjumin në prioritet

Për të forcuar imunitetin, fëmijët duhet të flenë mjaftueshëm. Kriteret për një gjumë të shëndetshëm ndryshojnë për cdo moshë:

Fëmijët parashkollorë (mosha 3-5 vjeç), duhet të flenë rreth 10-13 orë.

Fëmijët e moshës 6-13ç duhet të flenë rreth 9 deri 11 orë.

Adoleshentët nga 14 deri në 17 vjeç kanë nevojë për 8 -10 orë gjumë.

Pamjaftushmëria e gjumit limiton aftësinë e trupit për të prodhuar proteinat e quajtura citokina, të cilat ndihmojnë në luftën kundër infeksioneve dhe reduktojnë inflamacionin.

5. Inkurajoni dietat e shëndetshme

Dieta e shëndetshme është gjithmonë e rëndësihme për sistemin imunitar të fëmijës. Nxiteni fëmijën të hajë “ylberin” kur bëhët fjalë për fruta dhe perime dhe në përzgjedhjen e duhur të drithërave. Shmangni ushqimet e përpunuara. Përzgjedhjet e duhura ushqimore i sigurojnë fëmijës suaj të marr mjaftueshëm vitamin A dhe E – të cilat janë të nevojshme për të ruajtur shëndetin e mirë dhe për forcimin e sistemit imunitar.

Mos harroni se nuk mund të shmangen sëmundjet por fëmijët kërkojnë pak më shumë mbrotje

Edhe nëse ndiqni të gjitha këshillat e mësipërme, me shumë mundësi fëmija juaj do të ketë nga 7 deri në 11 viroza në vit, të cilat mund të zgjasin disa ditë apo edhe javë.

Mos harroni gjithashtu se disa “zgjidhje” që shiten si “çudibërëse” nuk janë dhe aq efektive në rritjen e imunitetit. Për shembull, nuk ka fakte të mjaftueshme që tregojnë se sasia e lartë e vitaminës C ose ekinaceas ndihmon në parandalimin e virozave të dimrit ose në shkurtimin e kohës së sëmundjes.

Megjithatë, nëse fëmija juaj ka një sistem imunitar të dobësuar, diskutoni me pediatrin tuaj se çfarë mund të bëni për rritjen e imunitetit. Çdo fëmijë kërkon një qasje të personalizuar sepse sistemi imunitar është individual për të gjithë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë