Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
5 këshilla për përgatitjen perfekte të picës

Ndiqni 5 rregullat e arta që ju duhen për të fituar shpejt recetën e picës perfekte.

Përgatitja e picës në shtëpi nuk është thjesht një proces gatimi, por edhe një eksperiencë e kënaqshme në të cilën mund të përfshihet e gjithë familja, transmeton lajmi.net.

Megjithatë picat në shtëpi, a janë vërtetë aq të shijshme sa ato të restorantit?

Përgjigja për këtë pyetje mund të variojë nga hera në herë di pasojë e disa faktorëve të ndryshëm.

Këtu futet përgatitja e duhur e brumit, cilësia e miellit, koha e pjekjes së tij, përbërësit e shumë të tjera.

Por me këshillat e duhura ju mund të arrini shpejt  në përgatitjen e picës perfekte të restorantit në shtëpitë tuaja.

Brumi

Për një picë të mirë brumin duhet ta përgatisni gjithnjë në shtëpi.

Nuk ka rëndësi sa shumë alterative cilësore ju orfron tregu, si brumi i bërë vetë nuk e ka shijen asnjëri.

Brumi i bërë në shtëpi do të ketë shijen që ju preferoni si dhe përbërësit e shëndetshëm të shtëpisë tuaj.

Mund ta përgatisni në sasinë që dëshironi dhe dendësinë që ju e dëshironi.

Prandaj mblidhni përbërësit dhe filloni me përgatitjen e tij.

Pjekja

Për një picë perfekte do ju këshillonim të blinit një furrë posaçërisht për pica ose të kontrolloni temperaturën me kujdes.

Picën futeni të piqet gjithnjë në furrë të ngrohtë më parë në mënyrë që të mbetet krokante jashtë dhe e butë brenda.

Përbërësit

Përveç brumit që kërkon disa orë përgatitje, pica duhet të jetë një recetë e shpejtë, ndaj mbani përbërësit gati.

Pritini përbërësit hollë të gjithë para se të filloni me përgatitjen dhe mbajini rreth vetes.

Kështu ata nuk do të lëshojnë ujë tek brumi i picës dhe nuk do të prishin shijen.

Mos e teproni

Po flasim sërish për përbërësit, mos e teproni asnjëherë me vendosjen e tyre në petën e hollë të picës.

Në mënyrë që kur ta nxirrni nga furra të mos jetë e qullët dhe e vështirë për t’u konsumuar.

Krijoni një balancë mes brumit të picës dhe përbërësve që i vendosni sipër, sidomos kur ata janë të ujëshëm si perimet apo veza.

Kujdes me salcën

Nëse po përgatisni picë me bazë salcën e kuqe, atë të domateve, kini parasysh të zgjidhni gjithnjë një salcë të bërë vetë.

Bëni një salcë me domate të freskëta, shtoni vaj ulliri dhe pak rigon e më pas përhapni një shtresë të hollë tek brumi juaj.

Youtube

Arkiva

Kategoritë