4 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus dhe 10 të tjerë janë shëruar nga kjo sëmundje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Këto rezultate kanë dal pas 2 mijë 32 testimeve të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Sipas raportit 24 orësh nuk ka vdekur asnjë person me Covid-19 dhe 343 raste të tjera janë aktive
Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar 780 mijë e 327 qytetarë me dozën e dytë, përderisa janë administruar mbi 1,6 milion doza të vaksinave.