4 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus dhe shtatë të tjerë janë shëruar nga kjo sëmundje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Këto rezultate kanë dal pas 2 mijë 368 testimeve të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Sipas raportit 24 orësh nuk ka vdekur asnjë person me Covid-19 dhe 312 raste të tjera janë aktive Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar 776 mijë e 820 qytetarë me dozën e dytë, përderisa janë administruar mbi 1,6 milion doza të vaksinave.