Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në trajtim mjekësor janë 39 pacientë, 11 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 28 të tjerë më post-Covid.
“Me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë të shtrirë”, thuhet në njoftimin nga ShSKUK
Sipas njoftimit, 26 pacientë post–COVID janë duke marrë trajtim në Klinikën e Pulmologjisë ndërsa pesë të tjerë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.
Sa i përketë pacientëve me koronavirus në spitalet e përgjithshme, në Spitalin e Prizrenit janë duke u trajtuar 4 pacientë, në Spitalin e Gjakovës dy pacientë., ndërsa në Spitalin e Pejës dhe Ferizajit janë duke u trajtuar nga një pacient.