Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në trajtim mjekësor janë 37 pacientë, 9 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 28 të tjerë më post-Covid.
“Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është një pacient i shtrirë”, thuhet në njoftimin nga ShSKUK
Sipas njoftimit, 26 pacientë post–COVID janë duke marrë trajtim në Klinikën e Pulmologjisë ndërsa tre të tjerë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.
Sa i përketë pacientëve me koronavirus në spitalet e përgjithshme, në Spitalin e Prizrenit janë duke u trajtuar 4 pacientë, në Spitalin e Gjakovës, në Spitalin e Pejës dhe Ferizajit janë duke u trajtuar nga një pacient.