Në Klinikën Infektive një paciente është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila aktualisht është në përkujdesje intensive.
“Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 30.04.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 33 raste me Covid -19.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 të hospitalizuar në Klinikën Infektive është si vijon;
27 raste janë në gjendje stabile, 5 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në mjekimin intensiv është duke u trajtuar një paciente në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive.
Sot, nga klinika do të lirohen 2 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19, ndërsa 5 pacientë Covid -19 pozitiv lirohen në gjendje të mirë shëndetësore”, shkruhet në raportin e QKUK-së.