3 mijë viktima janë regjistruar nga filimi i pandemisë deri më sot nga COVID-19 në Kosovë.
Kështu bëhet e ditur nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërsa, numri i të infektuarve me këtë virus deri tani ka shkuar në 183 mijë e 689.
161 mijë e 170 persona janë shëruar nga ky virus.
Ndërsa, 19 mijë e 519 raste janë aktive me këtë virus.
Komuna e Prishtinës prinë me numrin më të madh të rasteve aktive me COVID-19.
Kjo komunë ka aktive 7 mijë e 426 raste.
Pas Prishtinës, më së shumti raste aktive ka komuna e Mitrovicës me 1 mijë e 576 raste, pastaj ajo e Pejës me 1 mijë e 481 raste dhe e Fushë Kosovës me 1 mijë e 30 raste aktive.