Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
27 prilli, Dita e të Pagjeturve, mbi 1600 persona ende të zhdukur

Në Kosovë  27 Prilli është  Dita e të Pagjeturve, që shënohet me mesazhe për zbardhjen e fatit e mbi 1600 personave që ende figurojnë të zhdukur që nga lufta e përfunduar në Qershorin e para 21 viteve.

Në Mejë, në Lëndinën e Pikëllimit, para 21 viteve,  në 27 Prill 1999, forcat serbe masakruan e zhdukën 376 shqiptarë që i rrëmbyen nga kolona e refugjatëve.

Asnjëri nga të ndaluarit në rrethimin e hekurt të kolonës së civilëve nuk kishte arritur të dilte i gjallë. Ajo ishte një nga kolonat e shumta të spastrimit etnik, të rreth 1 milion shqiptarëve të dëbuar nga Kosova, shumica drejt Shqipërisë.

Sipas Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, në vitet 1998-99 forcat serbe me motive gjenocidale kanë vrarë e masakruar mëse 12 mijë civilë shqiptarë, ndërsa menjëherë pas luftës Kryqi i Kuq Ndërkombëtar evidenconte më shumë se 6.000 të zhdukur.

Kosova vazhdon të kërkojë zbardhjen e fatit të qytetarëve të saj të zhdukur dhe me këtë mesazh fotografitë e të pagjeturve janë vendosur e rivenodur gjatë viteve nga familjarët në rrethojat e Kuvendit e Qeverisë kosovare dhe te Obelisku i të Pagjeturve i ngritur aty në sheshin kryesor të Prishtinës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë