Janë konfirmuar 24 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë, teksa 14 persona janë shëruar.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Sot më 12 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 257 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 24 raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Gjilanit 14 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Përlepnicë, 5 raste Gjilan, 1 rast Velekincë, 1 rast Cërnicë dhe 1 rast Livoç i epërm), komuna e Prishtinës 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prishtinë), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vushtrri dhe 1 rast Pestovë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Topanicë-Kamenicë, Mitrovicë dhe Talinoc i Jerlive – Ferizaj.
Sot më 12 maj 2020, janë shëruar edhe 14 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 671 raste”, thuhet në njoftim./Familja Jonë