Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 22 raste të reja me COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve janë shëruar 42 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 132 mijë e 337 raste pozitive, janë shëruar 129 mijë e 473 pacientë, 2 mijë e 451 persona kanë humbur jetën dhe vazhdojnë të mbesin edhe 413 raste aktive me COVID-19.