Shkruan: Dr. Visar Zekaj
Sëmundjet inflamatore të zorrëve janë Morbus Crohn dhe Colitis ulcerosa.
Nga këto sëmundje vuajnë miliona njerëz në tërë botën.
Këto sëmundje janë të pashërueshme që atakojnë traktin digjestiv dhe manifestohen me dhimbje të barkut, barkqitje të shpeshta, gjakderdhje rektale, ethe, temperaturë, humbje oreksi dhe humbje të peshës trupore.
Sëmundja e Crohnit mund të paraqitet në çdo pjesë të traktit digjestiv duke filluar nga goja e deri te anusi, përderisa Coliti ulceroz atakon vetëm zorrën e trashë.
Në disa raste këto sëmundje atakojnë edhe organe tjera si: nyjet, lëkuren, eshtrat, veshkat, mëlçinë dhe sytë.
Dita botërore e sëmundjeve inflamatore është 19 maji dhe çdo vit njerëz nga mbarë bota me sëmundje inflamatore bashkohen në luftë kundër këtyre sëmundjeve. Mbi 50 shtete në 5 kontinente organizojnë aktivitete të ndryshme me qëllim ndërgjegjësimi për të gjetur mënyrën e shërimit të këtyre sëmundjeve. Këtë vit kjo ditë nuk ka mundur të realizohet për shkak të pandemisë.
Shpresoj që edhe në Kosovë të formohet një komunitet i sëmundjeve inflamatore dhe çdo vit të organizohen manifestime ndërgjegjësimi që do të ndihmonin për gjetjen e mënyrës së shërimit të tyre.