Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
18 raste të reja me Covid-19 dhe 19 të shëruar në vendin tonë

Tetëmbëdhjetë është numri i rasteve të reja në vendin tonë të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa nëntëmbëdhjetë është numri i personave të shëruar.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Sot më 14 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 300 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 18 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 9 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Talinoc i jerlive dhe 3 raste Rahovicë), komuna e Gjilanit 6 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Gjilan dhe 2 raste Përlepnicë) dhe komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri).

Sot më 14 maj 2020, janë shëruar edhe 19 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 690 raste”, thuhet në njoftim./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë