Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 570 testime, 164 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 49 qytetarë, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 1,012.
Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 14 persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.700 doza të vaksinës.