Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
16 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Mjekim Intenziv

16 pacientë janë duke u trajtuar në Mjekim Intensiv Qendror. Ndonëse gjendja e pacientëve është e rëndë, në këtë klinikë thonë se ka oksigjen mjaftueshëm për t’i furnizuar pacientët.

Drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenziv, Rexhep Gjyliqi, ka deklaruar se momentalisht janë 16 pacientë me COVID-19 që po trajtohen në këtë klinikë, ku pesë nga ta janë të intubuar, gjashtë me CPAP dhe pesë me oksigjeno-terapi.

Sipas tij, kjo klinikë ka kushte të mjaftueshme për furnizim me oksigjen të pacientëve. Ai gjithashtu theksoi se edhe numri i shtretërve është i konsiderueshëm, e i cili mund të rritet në rast nevoje.

COVID-19 i ka goditur edhe mjekët në këtë repart, ku 15 anesteziologë janë infektuar me koronavirus. Gjyliqi në një intervistë për Kosovapress shprehet se momentalisht janë vetëm 59 të tillë në QKUK, mirëpo edhe me këtë numër mund t’ia dalin, marrë parasysh edhe reduktimin e numrit të operacioneve, ashtu që anesteziologë të ndryshëm janë më të lirë të punojnë edhe në Klinikën Intenzive Qendrore. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë