Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Cili është kuptimi i FSK-së në fushatën për vetëdijësim rreth sulmit në tru? – Shpjegon Dr. Ukimeri

Vetëdijesimi rreth sulmit në tru është një çështje e rëndësishme për shëndetin mendor dhe mirëqenien e përgjithshme të individit.

Në lidhje me këtë, në Kosovë është organizuar edhe një fushatë për vetëdijësimin rreth sulmit në tru.

Këtë e ka shpjeguar edhe neurologu, Dr. Astrit Ukimeri, në emisionin Familja Jonë të dielën e shkuar.

Ai ka treguar rreth fushatës dhe posterit të titulluar FSK.

“Kemi dalë një grup nëpër qendra dhe spitale rajonale dhe kemi biseduar me kolegët tanë neurolog, emergjentë dhe ata familjarë dhe me secilët kemi vendosur një nga këta posterët” tregoi ai.

Më tej, Dr. Ukimeri tha “Në përgjithësi, jemi munduar ta paraqesim me tri shkronja, FSK. F – Fytyra: Pacienti kur pëson një sulm në tru vërehet menjëherë një asimetri e fytyrës, ka një rënje të këndit të gojës, qoftë majtas apo djathtas që ndodh aty për aty”.

“S – nënkupton sytë edhe stabilitetin. Ka raste kur pacienti ka qenë shumë mirë, por në sekond e humb shikimin në njërin sy ose është duke ecur dhe familjari e kupton se nuk është diçka në rregull dhe nuk ka stabilitet në të qëndruar apo të ecur” shtoi ai.

Sa i përket shkronjës K, neurologu tha “Kur është puna te krahu dhe dora, pacienti e sheh që nuk është duke funksionuar dora, ose nuk mund të vishet si në rastet kur me njërën dorë e bën levizjen si duhet dhe tjetra jo. Pastaj, kur është tek këmba dihet, këmba ose ngrehet zhag ose nuk ka fare lëvizje”.

Krejt në fund, doktori bëri thirrje që në raste të sulmit në tru, duhet të thirrni menjëherë në numrin 194!

Për të ndjekur intervisten e plotë, klikoni në linkun poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=4hunbx_joBE

Youtube

Arkiva

Kategoritë