Sigurohet autoambulanca neonatale për foshnjet e posalindura e cila përdoret për sigurimin e qasjes në kujdesin intensiv për të gjitha foshnjet në nevojë.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një postimi në facebook.
Postimi i plotë:
“U sigurua për foshnjet e posalindura autoambulanca neonatale, e cila përdoret për të siguruar qasje në kujdesin intenziv për foshnjet që kanë nevojë. Transporti i foshnjave në nevojë dhe premature në qendrën e specializuar do kontribuoj në sigurinë e pacientëve të vegjël e do të shpëtoj shumë jetë. Përmes këtij investimi, i percjellur me të gjitha pajisjet e gjeneratës së fundit, do të mundësojmë transport të sigurt me kushte e standarde cilësore. Së shpejti edhe shërbime të reja në këtë klinikë. Secila nevojë e klinikave po përmbushet, kurse shërbimet cilësore po shtohen”, ka shkruar Vitia.