Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 137 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.300.
Në total numri i rasteve aktive është 110.
Në 24 orët e fundit nuk ka pasur dhënie të dozave të vaksinës kundër COVID-19
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.154 doza të vaksinës.