Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
111 ditë në errësirë, nga sot në këtë vend të Norvegjisë, nuk do të lind dielli deri më 15 shkurt 2025

Sot, në orën 13:13, dielli perëndoi në Longyearbyen, Svalbard, dhe nuk do të lindë më deri më 15 shkurt 2025, në orën 11:28. Ky vend i largët në veri të Norvegjisë është ndër pak zonat në botë që përjeton fenomenin e njohur si nata polare, një periudhë e zgjatur errësire që zgjat rreth tre muaj gjatë dimrit.

Çfarë është nata polare? Ky fenomen ndodh për shkak të pjerrësisë së Tokës ndaj diellit, ku rrezet e diellit nuk arrijnë të ndriçojnë disa nga rajonet më veriore dhe jugore të globit gjatë dimrit. Në Longyearbyen, banorët do të mbesin pa dritën e diellit deri në mesin e shkurtit, ndërsa gjatë kësaj periudhe, e vetmja dritë natyrore do të jetë ajo e yjeve dhe, herë pas here, spektakli magjik i aurorës polare.

Për banorët e këtij vendi, nata polare është një përvojë e përvitshme që kërkon një përshtatje fizike dhe mendore. Pa dritën e diellit, njerëzit në këto rajone përballen me sfida të veçanta, si mungesa e vitaminës D, ndryshimet në ciklin e gjumit dhe ndikime të tjera në shëndetin mendor. Por pavarësisht këtyre sfidave, për shumë prej tyre, është gjithashtu një periudhë e veçantë dhe e qetë e vitit.

A mund ta imagjinosh një jetë pa diell për kaq gjatë?Për pjesën më të madhe të botës, dielli është një pjesë e domosdoshme e përditshmërisë. Megjithatë, për banorët e Longyearbyen dhe rajoneve të tjera veriore, jeta gjatë natës polare është një ritëm i natyrshëm që përsëritet çdo dimër. /MeteoKosova/

Youtube

Arkiva

Kategoritë