Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
11 të vdekur nga COVID-19 në Gjilan javën e fundit – Spitali i Përgjithshëm ka nevojë për oksigjen

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se në javën e fundit kanë vdekur 11 pacientë nga COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Duke e parë këtë gjendje aspak të mirë në këtë komunë, i pari i Gjilanit shprehet se Spitali i Përgjithshëm ka nevojë emergjente për furnizim me oksigjen, ashtu që po bëhen përpjekje me ministrin e Shëndetësisë për ta zgjidhur këtë problem.

“Fatkeqësisht, në javën e fundit kemi regjistruar 11 të vdekur. Gjendja në Spital dhe QKMF është e rënduar. QKMF tashmë po funksionon me tri ekipe në terren, ku gjatë të enjtes janë realizuar 86 vizita në shtëpi”, tha Lufti Haziri në konferencën për media, të mbajtur pas takimit me Komitetin për menaxhim dhe parandalim të përhapjes së pandemisë.

Ai theksoi së Gjilani hyn në kategorinë e komunave me më së shumti raste të infektimeve, andaj sonte prej orës 19:00 deri në 05:00  kjo komunë hynë në karantinë. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë