Në Kosovë janë 11 mijë persona që janë ende të sëmurë me COVID-19.
Raportet njëditore gjatë javëve të fundit po shënojnë numra të lartë të infektimeve, duke ndikuar kështu edhe në rritjen e rasteve aktive.
Ky numër rastesh aktive është më i madhi i shënuar në Kosovë, që prej fillimit të pandemisë, në fillim të muajit mars.
Vetëm dje janë shënuar 667 të infektuar dhe 16 të vdekur nga kjo pandemi. /familjajone