Një grua që këtë të mërkurë, festoi 107 vjetorin e lindjes, ka treguar sekretin e jetëgjatësisë së saj: ka jetuar beqare.
Sipas Loise Singore, që jeton në Bronx të New York-ut, ajo është 107 vjeçare pasi nuk është martuar. Por ajo ka treguar gjithashtu që tërë jetën është ushqyer shëndetshëm dhe ka bërë ushtrime fizike.
“Nëse të tjerët ushtrojnë, unë ushtroj. Nëse ata vallëzojnë, edhe unë vallëzoj. Pas drekës unë filloj e luaj bingo, që të më shkoj dita. Mendoj që sekreti që jam 107 vjeçare është: që nuk jam martuar kurrë. Mendoj që pikërisht kjo është arsyeja. Motra ime më thotë ‘do të doja që të mos martohesha asnjëherë’.
Motra e Singore, është 102 vjeçare dhe ka thënë që jetëgjatësia është trashëguese në familjen e saj.
Përndryshe, Singore ka bërë festë për 107 vjetorin e lindjes ku ishin të ftuar 100 persona. /Familja Jone