10 minuta. Është koha që ju duhet për të fshirë shtëpinë, për të shkruar një listë të pazarit që duhet të bëni, kështu që duket sikur aktiviteti fizik në mëngjes është pak i vështirë për shkak se mblidhen të gjitha punët dhe nuk mundeni që të shtriheni për të bërë disa ushtrime.
E megjithatë, një studim i publikuar në British Journal of Sports Medicine zbuloi se ushtrimi për vetëm 10 minuta në javë lidhet me një jetë më të gjatë.
Nuk ju duhet një ushtrim me intensitet të lartë.
Studimi i madh, vëzhgimor, zbuloi se aktiviteti fizik i lirë, siç është vallëzimi, kopshtaria, apo shkuarja në këmbë në punë edhe për një kohë të shkurtër çdo javë është e lidhur me një rrezik më të ulët të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, kanceri ose ndonjë shkak tjetër.
Nga studimi kanë dalë këto të dhëna: nga 88,140 njerëz të moshës 40-85 vjeç të krahasuar me individët që ishin joaktivë, 40 deri në 85 vjeçarët që bënin 10 deri në 59 minuta në ditë aktivitet fizik kishin 18% më pak rrezik për tu prekur nga këto sëmundje.
Sa më shumë aktivitet të bënin dhe sa më intensiv aq më të mëdha ishin përfitimet shëndetësore. Dhe sikur 10 minuta aktivitet fizik janë më mirë se asgjë.