Trupat tanë mund të pshtohen nga vëllimi i toksinave të ekspozuara në mjedisin e tyre me anë të ujit (fluori dhe kimikate të tjera), ajrit (rrugë kimike, ndotje dhe toksina të tjera), ushqimit (kimikate, pesticide, preservativa, përbërës të modifikuar gjenetikisht etj. ),produktet farmaceutike dhe produkte të tjera.
Shërimi i vërtetë kërkon një detoksifikim të mendjes dhe trupit. Më poshtë janë 10 mënyra se si mund të ndihmoni trupin tuaj të pastrohet natyrshëm në mënyrë që të mund të largoj disa nga toksinat e përditshme ndaj të cilave është ekspozuar:
- Filloni ditën me një gotë ujë burimi dhe lëng limoni të saposhtrydhur.
Kjo ndihmon të largoni toksinat dhe alkaliet nga trupi. Përndryshe, ju mund të shtoni disa lugë uthull molle në një gotë me ujë burimi. Hipokrati i trajtonte pacientët e tij me uthull të mollës. Ai gjeti se ajo ishte eliksir i fuqishëm për pastrim dhe shërim, një antibiotik natyral dhe antiseptik që lufton mikrobet dhe bakteret, për një jetë më të shëndetshme, më të fortë dhe më të gjatë.
Mos harroni të pini shumë ujë gjatë gjithë ditës për të vazhduar me largimin e toksinave.
- Pini lëng perimesh të freskëta çdo ditë.
Përfshini shumë zarzavate të tilla si lakrën e gjelbër, spinaqin dhe cilantron. Kam shumë qejf të filloj ditën time me një lëng të bërë me mollë, karotë, limon, xhenxhefil, shafran të Indisë, panxhar, lakër të gjelbër dhe cilantro. Kur ndryshojnë stinët, disa nga përbërësit e mi gjithashtu ndryshojnë.
- Eliminoni vajrat toksike nga dieta juaj.
Vajrat toksike mund të përfshijnë vajin e bimëve, vajin e kikirikut, vajin e lulediellit, vajin e farave të pambukut dhe vajin e kanolës. Mund të zëvendësohen me vajra të mirë, të tillë si vaj ulliri ekstra-i virgjër, vaj kokosi, vaj avokado, vaj kërpi dhe vaj i farave të lirit. Vaj kërpi, për shembull, është një burim i madh i omega-3s, -6s dhe -9s.
- Pini çaj jeshil dhe çaj bimor nga luleradhiqet, hithrat etj.
Këto çajra ndihmojnë trupin të largojë dhe të pastrojë toksinat.
- Hani më shumë fruta të papërpunuara, bimë dhe perime.
Frutat, perimet dhe bimët përmbajnë enzima që ndihmojnë tretjen dhe përmirësojnë thithjen e lëndës ushqyese.
- Minimizoni ose eliminoni konsumin e sheqerit të bardhë.
Gjithashtu shmangni zëvendësuesit që përmbajnë ëmbëlsues artificialë toksikë dhe zgjedhni versione të natyrshme si stevia, mjalt, sheqer kokosi, sheqer hurmesh, melasa, ose shurup panje.
- Minimizoni ose eliminoni miellin e bardhë dhe bukën e bardhë.
Mielli i bardhë është sikur të shtoni ngjitës në trup dhe stërlodh sistemin e tretjes. Kjo mund të shkaktojë çrregullime të tretjes dhe mund t’a vështirësoj zbrazjen normale të zorrëve.
Mielli i bardhë zëvendësohet me miell të tjerë të tilla si miell kamut, miell kuinoa, miell orizi ngjyrë kafe, miell hikërror ose miell misri. Kaloni nga buka e bardhë në bukë integrale.
- Merrni probiotik shtesë.
Ju gjithashtu mund të hani ushqime që përmbajnë kultura të gjalla, të tilla si perime të kultivuara, kos grek, ose kefir. Bakteret e dobishme i vrasin bakteret e dëmshme dhe majat dhe ndihmojnë në shërimin e mukozës së zorrëve.
- Hani bishtajore dhe më pak mish, peshk dhe shpezë.
Bishtajoret janë burim i madh i proteinave dhe fibra në fasule ndihmon në mbajtjen e duhur të zorrëve.
- Merrni frymë thellë, ecni, buzëqeshni, qeshni, jini të lumtur dhe largoni njerëzit toksikë nga jeta juaj.
Gjeni pozitivitet në çdo ditë dhe lëvizni trupin tuaj. Kjo do të ndihmojë të reduktoni stresin dhe kimikatet e stresit në trupin tuaj./probleme.me