Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
10 000 hapa në ditë për shëndet më të mirë

Shkruar nga Dr. Gëzim Berisha Kardiolog

✅ Studimet sygjerojnë mbi 1️⃣0️⃣0️⃣0️⃣0️⃣ hapa në ditë për shëndet optimal

10 000 hapa në ditë është aktivitet fizik i rekomandueshëm për një njeri të rritur e që paraqet një distancë prej rreth 8 kilometrash. Kjo mund të duket vështirë e arritshme, por mos u brengoseni sepse nuk do të thotë që këta hapa ti bëni pa u ndal por ata duhet t’i arrini për gjatë 24 orëve.
Numëri prej 10 000 hapash për herë të parë është përmendur në Japoni në vitin 1960. Një njeri mesatarisht gjatë ditës bënë 3500 deri 5000 hapa. Ndërsa realizimi i 10 000 hapave në ditë bënë që të keni shumë benifite shëndetësore. 10 000 hapa në ditë janë të mjaftueshme për djegëjen e 20% të kalorive ditore të marrura gjatë ditës.

Nëse ecni cdo ditë mbi 10 000 hapa kjo do të thotë se bëni jetë fizikisht aktive dhe mund të keni shumë benifite që ndër të tjera janë si në vijim:
✅ Forcohen mushkërite tuaja
✅ Rritet përqëndrimin
✅ Forcohen eshtrat
✅ Forcohen muskujt
✅ Parandaloni diabetin
✅ Ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut
✅ Ju bënë më energjik
✅ Përmison disponimin
✅ Mund të humbni peshë

Por si të numërohen hapat e arritur gjatë dites❓
Sot numërimi i hapave të arritur gjatë ditës bëhet fare lehtë me ndihmën e smartfoneve që poseodojnë aplikacione te veqanta dhe të krijuar enkas për numërimin e hapave të realizuar gjatë ditës. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë