Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shqipëri, ​42 raste të reja e asnjë i vdekur nga COVID-19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë raportuar 42 raste të reja me koronavirus nga 663 testime, asnjë humbje jete dhe 89 të shëruar.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në Tiranë – 19.

Janë 819 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 43 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 89 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268.359.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 272.663 raste, 268.359 janë shëruar, 819 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.485 pacientë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë