Një shtetas gjerman ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 08:25, transmeton Telegrafi.
“Raportohet se në QKUK Prishtinë, ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas gjerman. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se rasti vazhdon të hetohet.