Pre, Mar 22, 2024
Banner Top
Banner Top
Ngrënia në familje, më e shëndetshme!

Ngrënia në familje, më e shëndetshme! Ky është përfundimi i arritur nga studiuesit e Universitetit të Guelph të Kanadasë pas një studimi mbi zakonet e të ngrënit.

Sipas këtij hulumtimi, ngrënia e drekës dhe e darkës me prindërit, vëllezërit dhe motrat nxit një dietë më të saktë dhe të shëndetshme për të gjithë, madje edhe për fëmijët, sepse rrit konsumin e frutave dhe perimeve, duke reduktuar atë të “ushqimeve të çastit”.

2.700 të rinj të përfshirë

Ky është kampioni i analizuar, i cili ka jetuar në Shtetet e Bashkuara në familje me prindërit, përmes një pyetësori që hulumtoi zakonet e të ngrënit.

Për shembull, ata u pyetën se sa shpesh ishin ulur në tavolinë me prindërit e tyre dhe rreth konsumit të frutave, perimeve, pijeve të gazuara dhe ushqimit të shpejtë.

Përmes një pyetësori u vlerësua edhe “funksionaliteti familjar”, përkatësisht shkalla e harmonisë brenda familjes, lloji i komunikimit ndërmjet anëtarëve të familjes, lidhjet e tyre dhe përfshirja afektive, mënyra se si familja zgjidhte problemet dhe kontrollonte sjelljen, për të vlerësuar se sa kjo mund të ndikojë në zakonet e të ngrënit.

Më shumë fruta dhe perime dhe më pak ushqim jo i shëndetshëm

Nga analiza e rezultateve doli se kur në familje ekziston zakoni i mbledhjes së bashku në tryezë, adoleshentët hanë më shumë fruta dhe perime dhe më pak ushqim të shpejtë; meshkujt, në veçanti, pijnë më pak pije të gazuara.

Ngrënia së bashku si familje, madje vetëm një herë në ditë, është gjithashtu e rëndësishme, sepse është një kohë për dialog dhe ndarje e gjërave të së përditshmes.

Së fundi, përfundon Kathryn Walton, në mesin e autorëve të hulumtimit, “lidhjet familjare mund të forcohen dhe zakonet e shëndetshme të ngrënies mund të përcaktohen”.

Adoleshenca është një moshë vendimtare edhe nga këndvështrimi i ushqimit sepse fëmijët kanë tendencë të hanë keq dhe të marrin yndyrë. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë