Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Si t’i bëni fëmijët të përgjegjshëm?

Prindërit janë përgjegjës për mënyrën se si një fëmijë rritet dhe për zhvillimin e personalitetit të tij. Prandaj, është e rëndësishme që prindërit  t’i mësojnë fëmijët të jenë të përgjegjshëm.

Është mirë që t’i lini fëmijët që t’i bënë disa gjëra. Ata duhet të mësohen qysh në moshë shumë të re se si të vishen vet e t’i lidhin lidhëset e këpucëve. 

Ju gjithashtu duhet t’i jepni mundësi fëmijëve që të zgjedhin vetë disa nga gjërat e tyre. Ju mund t’i këshilloni ata por mos merrni gjithmonë vendime për ta.

Një prej mësimeve më të mira për fëmijë, është se si të kontrollojnë emocionet e tyre.  Ajo çfarë duhet të mësojnë fëmijët është që të mësohen të bëjnë gabimet e tyre. Ju nuk duhet t’i pengoni ata që të bëjnë gabimet  e tyre, sepse vetëm nga gabimet mësojnë! /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë