Die, Jan 23, 2022
Banner Top
Banner Top
Zjarr në lagjen “Dardania” në Prishtinë – lëndohet një person dhe digjen një kamion e tri vetura

Një person ka mbetur i lënduar dhe janë djegur tri vetura e një kamion si pasojë e një zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 13:30, në rrugën “Dalmatët”.

Rastin e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Dyshohet që nga zjarri  ose tymi të jenë prekur edhe tri vetura përreth kamionit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Deri më tani raportohet për një person  të lënduar. Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftimin e tyre.

Arkiva

Kategoritë