Zjarr i madh ka përfshirë disa depo në Zonën Industriale në Prishtinë.
“Rreth orës 16:00 është raportuar për disa depo të përfshira nga zjarri në zonën industriale në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.
Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.