Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Zhvendosen qendrat e vaksinimit në komuna, vaksinimi për qytetarët e Prishtinës nuk do të kryhet më në sallën “1 Tetori”

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët se pothuajse në të gjitha komunat ka përfunduar plani i zhvendosjes së qendrave të vaksinimit nga qendrat e mëhershme në hapësira të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare, QMF, apo hapësira adekuate të cilat janë përcaktuar si më të përshtatshme për vijimin e vaksinimit nga komunat.

Sa i përket komunës së Prishtinës, siç është njoftuar edhe ditëve të kaluara, nga sot ekipet e vaksinimit që kanë vaksinuar në sallën “1 Tetori” do të vaksinojnë qytetarë në Qendrën e Mjekësisë Familjare nr. 7 në lagjen Kalabria në Prishtinë (ish-Emshir)”, thuhet në njoftim.

Me kalimin e ekipeve të vaksinimit për Prishtinën në këtë qendër, salla “1 Tetori” do t’i kthehet veprimtarisë së vet primare.

MSh ka lutur qytetarët e komunës së Prishtinës që si për vaksinimin kundër COVID-19, ashtu edhe për vaksinimin kundër Gripit sezonal, të shkojnë në QMF nr. 7 në lagjen Kalabria.

Në komunat e tjera, lokacionet e vaksinimit i gjeni të bashkëngjitura në linkun në vijim, ku lista e lokacioneve mund të pësojë ndryshime, me që disa komuna janë në zhvendosje e sipër të qendrave të vaksinimit në hapësirat e reja”, thuhet më tutje në njoftim.

 Të gjitha lokacionet e vaksinimit mund t’i gjeni këtu

Youtube

Arkiva

Kategoritë