Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Zemaj:Festat e fundvitit t’i shënojnë bashkatdhetarët në familje

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” është nikoqir i parë i mijëra bashkatdhetarëve të cilët ditëve të fundit janë duke arritur me aeroplan për festat e fundvitit.

Ai tutje ju ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që t’I shënojnë festat e fundvitit në familje.

Postimi i plotë:

“Është shumë e domosdoshme që të respektohen masat anti Covid në tërë hapësirat e aeroportit, si nga ana e bashkatdhetarëve edhe nga ana e personelit të aeroportit. Andaj, duke ju dëshiruar mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarëve tanë, ju bëj thirrje të respektojnë masat anti Covid, ndërsa festat e fundvitit t’i shënojnë në familje”, ka shkruar Zemaj në një postim në Facebook.

Më tej ai ka shkruar “ ruani shëndetin Tuaj, të familjes dhe shëndetin publik, ashtu e ruajmë edhe Republikën e Kosovës”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë