Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është takuar me shefin e Zyrës së UNICEF, Murat Sahin, ne të cilin janë dakorduar që të vazhdojnë me plan të përbashkët për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19.
Zemaj u shpreh se janë në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha instancat përgjegjëse ndërkombëtare për sigurimin e vaksinës.
“Kemi besim të plotë se zotimet e deritashme për vaksina do të zbatohen nga BE-ja dhe organizatat tjera që menaxhojnë me shpërndarjen e vaksinës për qytetarët e Republikës së Kosovës duke mos ngecur as nga rajoni, as nga Evropa”, ka shkruar Zemaj. /familjajone