Mër, Qer 29, 2022
Banner Top
Banner Top
Zemaj: Mbi 1 mijë profesionistë shëndetësorë  ende nuk kanë marrë pagat e muajve Mars dhe Prill

Ish – ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se mbi 1.000 profesionistë shëndetësorë dhe staf mbështetës, të angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë, ende nuk kanë marrë pagat e muajve Mars dhe Prill.

Sipas Zemaj, përkundër faktit që gjithsecili punon me përkushtim dhe zell dhe pa asnjë benefit dhe ditë pushimi, vazhdojnë të injorohen nga shteti që nënkupton Qeveria dhe MSH

Tutje Zemaj ka shkruar se pavarësisht përpjekjeve të tyre për të mësuar arsyen e mospagesës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, ende nuk kanë asnjë përgjigje zyrtare.

“Për të diskutuar për këtë çështje, sot, si anëtar i Komisionit për Shëndetësi, kam takuar disa nga përfaqësuesit e stafit të angazhuar si në ShSKUK po ashtu edhe në vaksinim.“Heronjtë e ditëve tona”, kanë nevojë për pagë, mirëqenie dhe respekt, fundja, është detyrim ligjor që të jepet paga për punën e kryer!”, shtoi ai.

Arkiva

Kategoritë