Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një statusi në Facebook, ka bërë me dije që kapacitetet për ta luftuar koronavirusin janë duke u rritur.
“Kapacitetet tona po
rriten.
Edhe 20 inspektorë sanitar iu shtuan luftës kundër Covid-19.
Këta do të jenë të angazhuar në tërë Kosovën.
Do të mbikëqyrën nga inspektorati përkatës që funksionon në Ministrinë
e Shëndetësisë.
Në vijim do të fillojnë punën edhe 100 mjekë, 62 infermierë, 8
laborantë, 6 punonjës staf teknik dhe mbështetës.
Kjo po bëhet në kuadër të rritjes së
kapaciteteve të luftës kundër pandemisë Covid-19.
Inspektorët e rinj do të kryejnë inspektime
sanitare, kontrolle për sigurinë dhe cilësinë e ushqimit, higjienës së
ushqimit, përpunimit, tregtimit, paketimit, ripaketimit, deponimit,
transportimit të ushqimit.
Do të zbatojnë legjislacionin për Parandalimin
dhe luftimin e Sëmundjeve ngjitëse.
Do të inspektojnë institucionet publike dhe
private, produktet ushqimore dhe jo ushqimore; shtesat dhe aditivët në
ushqim; higjienën në institucione publike dhe private; ujin për pije, pijet
freskuese dhe joalkoolike; subjektet afariste të cilat merren me ushqim,
përfshirë edhe zbatimin e parimeve të sistemit HACCP për kontrollin e
ushqimit; objektet hoteliere.
Do të japin pëlqime sanitare për kushtet
sanitaro – teknike dhe higjienike në procesin e dhënies së lejeve
ndërtimore për objektet.
Ju lutemi respektoni masat
mbrojtëse!
Vendosni maskat!
Ruajeni distancën!
Mbajeni higjienën personale e kolektive!”, ka shkruar Zemaj.